Nën kofano është montuar motori i fuqishëm prej 280 kf, i cili e bën këtëveturë më të fuqishmenemarkës spanjolle. Performanca entuziazmuese, ndërsa në pistë një rendiment sipëror, falë një shasie e cila jep gjithmonë mbështetje dhe siguri në frenim
Pikësynimi:blerja e një veture sportive, por të thjeshtë, pra pa spoiler, për të mos rënë në sy dhe pa detaje që thjeshtë evidentojnë natyrën e modelit në fjalë. Domethënë, si të mos pikasesh, edhe pse nën kofano fsheh fuqi të mjaftueshme për të turpëruar modelet e zakonshme gjermane. Arsyeja kryesore për blerjen e një Leon Cupra është pikërisht kjo, të mos biesh në sy, por të jesh i gatshëm në çdo moment të përballesh me sfida të reja. E thënë ndryshe, Leon 2.0 TSI Cupra është një bombë e vogël me sahat, e cila me 280 kf të saj merr edhe titullin si makina më e fuqishme e Seat.
Motor turbo Euro 6
Motori me katër cilindra prej 2.0 litra turbo parashikon injeksion të drejtpërdrejtë benzine. Kjo njësi Euro 6 është e njëjtë me atë të përdorur tek Volkswagen Golf GTI, por tek Leon Cupra ka edhe 50 kf shtesë që tek Golf ofrohen vetëm në versionin GTI Performance.Diferencat e tjera në krahasim me versionet e gamës Leon vërehen brenda në kabinë. Cupra dallon nga versionet e tjera prej sediljeve të veshura me Alcantara, ndriçimit të brendshëm me teknologji Led, radios me 10 altoparlantë dhe logos Cupra të gdhendur në panelin e derës dhe në timonin me veshje lëkure, i prerë horizontalisht në pjesën e poshtme.
Disqe prej 19″
Nga përpara makina karakterizohet nga hapësirat e mëdha të ajrimit, ku grila ka çarje në formë hojesh bletësh. Këtu bien në sy edhe pesëhapësirat e vogla të ajrimit mbi targë. Në pjesën e pasme spikatin dy marmitat vezake, pjesa e zezë plastike e montuar në qendër tëgoditjepritësit, bishti i vogël mbi xham, disqet e mëdha 19″ me goma sportive me përmasa 235/35 dhe nofullat e frenave të ngjyrosura me të kuqe dhe të zbukuruara me logon Cupra.
Megjithatë,aspekti dinamik është ai ku Seat Leon Cupra dallohet më tepër nga versionet e tjera. Së pari, shasia 25 mm më e ulët dhe sistemi i drejtimit më i gatshëm dhe i drejtpërdrejtë, japin ndjesinë e ngarjes së një makine sportive, edhe pse sjellja mbetet gjithnjë intuitive dhe makina ështëe thjeshtë për t’u drejtuar dhe e sigurt.
Manuale ose DSG
Pavarësisht fuqisë në dispozicion, Cupra është e këndshme gjatë drejtimit edhe në shpejtësi të ulëta, pse jo në trafikun qytetës, sidomos nëse mund të mbështetesh tek kambio me dopio friksion DSG. Por janë rrugët me shumë kthesa aty ku Cupra jep maksimumin e saj. Sapo shkelet pedali i gazit,makina shfaq një nisje të menjëhershme dhe zhurma e motorit bëhet më e fortë, duke marrë një intonacion të këndshëm. Ama vetëm nëpistë mund të testohen plotësisht cilësitë e Seat Leon Cupra, duke e vendosur sistemin Cupra Drive Profile në modalitetin Cupra, që e bën akoma më të fortë hungërimën e motorit. Për të ndryshuar sjelljen dinamike të makinës, mund të përdoret një buton në kroskot, i cili mundëson rregullimin e përgjigjes së suspensioneve elektronike DCC, timonit, gazit dhe të kambios, duke kaluar nga modaliteti Comfort, me suspensione më të buta, në modalitetet më sportive Sport dhe Cupra, deri tek Individual, qëmundëson krijimin e një konfigurimi tërësisht të personalizuar.
Reaktive dhe e saktë
Pra, me timonin e forcuar, suspensionet e ngurta dhe kambion, pse jo,edhe pedalin e gazit më reaktiv, Leon Cupra është shumëargëtuese, falë shasisë me diferencialin efiçent me rrëshqitje të limituar, por edhe timonit të saktë dhe të drejtpërdrejtë. Pra, në përgjithësi Cupra ështënjë makinë shumë argëtuese.Gjithashtu, çmimi i shitjes është vërtetë joshës: nëpër konçesionarë duke filluar nga qershori, Leon Cupra SC është e propozuar në versionin me tre dyer me kambio manuale për një çmim prej 32.200 eurosh, pak më shumë se 31.400 eurote Golf GTI Performance, ndërsa Cupra me 5 dyer me kambio DSG kushton 34.050 euro, ndërsa Golf GTI me 5 dyer me DSG shitet për 34.159 euro. Tek çmimi duhet pasur parasysh edhe pajimi i cili tek Leon është vërtetë shumë i pasur. Pajimi në seri përfshin, ndër të tjera, airbag ballorë, anësorë dhe me airbag perde, fenerë full-Led, diferencial i përparmë autobllokues, suspensionet aktive, timoni progresiv, impiant Hi-Fi me 10 altoparlantë, navigatori satelitor, ndenjëset sportive dhe sensorëte parkimit.
Diçitura:
Alcantara dhe lëkurë
Në foton pranë, kroskoti me timonin multifunksional të veshur me lëkurë: pjesa e poshtme e kurorës është e sheshtë, si tek makinat më të mira sportive, ndërkohë që karakteristike është logo Cupra e gdhendur në rrezen vertikale të timonit. Sediljet kanë formë sportive dhe janë veshur me Alcantara që në versionin bazë
Tre setup drejtimi
Drive Profile është “fjala magjike”që mundëson përshtatjen e karakteristikave të Cupra me preferencat e atij që e drejton. Tre janë modalitetet e mundshme: Comfort, Sport dhe mbi të gjitha, Cupra, që parashikon një ndjeshmëri më të madhe të pedalit të gazit, ndërsa kambio DSG kthehet në modalitetin më sportiv dhe një pajisje akustike e thekson edhe më shumë tingullin e motorit
KARTA E IDENTITETIT | ||
Cilindrata | 1.984 cc | |
Shpejtësia maksimale* | 250 km/h | |
Përshpejtimi 0-100 km/h* | 5.9 sekonda | |
Përshkueshmëria mesatare | 15.1 km/liter | |
Çmimi | 34.050 euro | |
*Të dhëna të deklaruara nga kompania
|
||
TË DHËNA TEKNIKE | ||
Seat Leon Cupra2.0TSI | ||
Motori | ||
Cikël Otto, 4 cilindra në linjë, montuar përpara tërthorazi, 4 valvula për cilindër, injeksion i drejtpërdrejtë, turbokompresor, intercooler. Cilindrata 1.984 cc, diametri i pistonit 82.5 mm x korsa 92.8 mm. Fuqia maksimale 280 kf (206 kW) në 5.700 xhiro/min. Momenti motorik maksimal 35.7 kgm në 1.750 xhiro/min. Euro 6, CO2 154 g/km. | ||
Transmisioni | ||
Traksion në rrotat e para, kambio manuale me 6 raporte + indietro. | ||
Shasia | ||
Aksi i parë me rrota të pavarura(skemë McPherson), krahë të poshtëm, susta helikoidale, amortizatorë teleskopikë. Aksi i pasmë me semi-aks të ngurtë, susta helikoidale, amortizatorë teleskopikë. Sistem drejtimi me kremaljerë me asistencë elektrike. Frena të përparme dhe të pasme me disk autoventilues, sistem antibllokimi. Disqe 19″ me goma 235/35 R19. | ||
Përmasat dhe pesha | ||
Hapi 2.631 mm, gjatësia 4.271 mm, gjerësia 1.816 mm, lartësia 1.434 mm. Pesha 1.395 kg. Kapaciteti i ngarkesës 380 litra. | ||
Performancat | ||
Shpejtësia maksimale 250 km/h. Përshpejtimi 0-100 km/h 5.9 sekonda. Konsumi mesatar 6.6 litra/100 km (15.1 km/litër). | ||
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.