Ekonomia e vendit pati një ecuri pozitive gjatë vitit 2018, por destabiliteti politik ka rritur rreziqet në ekonomi, tha Guvernatori Genti Sejko sot gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për zhvillimet ekonomik gjatë vitit 2018.
Sejko tha se nga analizat e Bankës së Shqipërisë, një situate destabilizimi do të ndikonte në investimet e huaja direkte, po ashtu dhe konsumi do të ishte i ndikuar pasi dhe ai është sensitiv.
Praktikisht nga vrojtimet që BSH ka nuk kemi një perceptim thellësisht negativ. Situata politike është destabilizuar ne shume vende të eurozonës.
Sejko tha se, ende nuk ka të dhëna sasiore për ndikimin që ka destabiliteti politikë në vend.
Ai tha se, politika monetare ruajti krahun lehtësues më 2018, teksa ekonomia shqiptare pati një ecuri pozitive për vitin 2018.
Ritmi i rritjes ekonomike u përshpejtua me 4.1 për qind gjatë vitit 2018. Rritja ekonomike pati bazë të gjerë, ajo pasqyroi kontribute pozitive nga zgjerimi i konsumit familjar i investimeve dhe eksporteve.
Punësimi në ekonomi u rrit me 1.6% ndërsa norma e papunësisë u ul në 12.3 %.
Deficiti i llogarisë koherente zbriti ne 6.7% e PBB-së gjatë 2018 nga 7.5% në 2017.
Deficiti buxhetor dhe borxhi publik vijuan rënien, teksa treguesit kryesor të shëndetit të sektorit bankar shënuan uljen.
Inflacioni vjetor shënoi 2.20% i njëjte më nivelin e vitit 2017 dhe nën objektivin e Bankës prej 3%. Monedha vendase është forcuar tre vitet e fundit i ndikuar nga përmirësimi i bilancit tregtar me jashtë, nivelet e larta të investimeve të huaja, reduktimi i primeve të rrezikut në tregjet e brendshëm, tha Sejko.
Megjithatë përtej këtyre efekteve , kursi i këmbimit ishte subjekt i disa goditjeve në gjysmën e parë të vitit 2018. Këto goditje sollën zhbalancimin e përkohshëm të kërkesës dhe ofertës për valutë dhe ndikuan në krijimin e pritjeve për forcim të mëtejshëm të kursit , duke o shoqëruar edhe me një ndryshimin e sjelljes së operatorëve të ekonomisë . Ata iniciuan një sjellje të shpejtë të forcimit të lekut në kursin e këmbimit dhe u shoqëruan me çrregullim të tregut të brendshëm valutor, argumentoi Guvernatori para deputeteve.
Banka e Shqipërisë në lidhje me këto zhvillime reagoi duke ulur normën bazë nga 1,25% në 1% dhe aplikoi ndërhyrje në tregun valutor duke normalizuar luhatjet në kurdin e këmbimit.
Kredia në lekë në sektorin privat u rrit me 6.7% gjatë vitit 2018. Lehtësimi interesave për kredinë në lekë më 5.6 pikë përqindje nga 2011 u ka kursyer shqiptare 15 miliardë lekë në vit.
Guvernatori tha se, politika monetare ka mbështetur stabilitetin financiar në vend , duke ndikuar në rritjen e kërkesës për mallra dhe shërbime. Ka ndihmuar në uljen e kostove të borxhit dhe në përmirësimin e aftësive paguese të familjeve shqiptare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.