Sektori bankar në Kosovë, shtyllë e rëndësishme e ekonomisë

07/02/2019 4:59 PM 0 komente
Bankat komerciale të Kosovës janë duke vënë në dispozicion tërë kapacitetet e tyre për të rritur financimin e sektorit privat dhe ekonomive familjare në mënyrë që Kosova të ketë rritje më të madhe ekonomike dhe të nxitet punësimi në vend.
Përmes një komunikate për media Shoqata e Bankave e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2018, sektori bankar në Kosovë ka aprovuar1,367.1mln kredi nga të cilat 816.4mln ishin për sektorin privat, ndërsa 550.7mln ishin për ekonomitë familjare.
“Bankat e vendit nga gjithsej kreditë e lëshuara, 59.7% të kësaj shume i kanë dhënë bizneseve, duke vënë kapitalin në dispozicion të zgjerimit të kapaciteteve të këtyre bizneseve dhe duke nxitur punësimin.Kreditimi i bizneseve bëhet sipas kërkesës së tregut e cila vjen si rrjedhojë e strukturës ekonomike të vendit. Kjo reflektohet edhe në kreditimin e sektorëve të ndryshëm ku sektori i tregtisë është më i kredituar se sektorët tjerë me një përqindje prej 48.8% të gjithsej kredive për sektorin privat.
Vlenë të ceket që sektori i ndërtimtarisë ka poashtu një peshë më të madhe në këtë aspekt me një pjesëmarrje prej 9.0%. Në anën tjetër, sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit siç është sektori i bujqësisëdhe prodhimtarisëkanë shënuar rritje të konsiderueshme në vlerë të përgjithshme, respektivisht67.6 mln për bujqësinë dhe 218.1 mln për sektorin prodhues, por pjesëmarrja e tyre në gjithsej kreditë mbetet relativisht e ulët dhe e pandryshuar ndër vite”thuhet në komunikatë. Aty më tutje thuhet se në këtë drejtim, bankat mbesin të gatshme të financojnë edhe këta sektorë por kërkohet që të ketë reforma thelbësore në këta sektorë, me mbështetjen e institucioneve shtetërore dhe organizatave zhvillimore ndërkombëtare, për të bërë këta sektorë më konkurrentë dhe për të rritur kërkesën fizibile për kredi.
Sipas tyre, sektori bankar në Kosovë mbetet një prej sektorëve më transparent ku të gjitha pasqyrat financiare, çmimore për shërbime, dhe detaje tjera publikohen në baza të rregullta konform kërkesave ligjore dhe rregullativës në fuqi. Më tej në komunikatë thuhet se gjithashtu, ndikimi i sektorit bankar në financimin e bizneseve dhe kërkesave të ekonomive familjare është mjaft substancial duke bërë që ekonomia e vendit të vazhdojë një ritëm të mirë të rritjes përkundër shumë sfidave që ka kaluar dhe vazhdon të ketë. “Normat mesatare e interesit për kredi në fund të vitit 2018 ka shënuar 5.99% përderisa edhe pjesëmarrja e kredive joperformuese mbetet e ulët në vetëm 2.7%. Ky është një përmirësim substancial në norma të interesit kur kemi parasysh që sektori bankar ballafaqohet akoma me një numër pengesash në këtë treg.
Disa nga pengesat më të mëdha që mbesin sfidë për zhvillim të mëtutjeshëm të këtij sektori janë efikasiteti i gjyqësorit në trajtimin e rasteve për zbatimin e kontratave, siguria fizike e stafit dhe pronës bankare, informaliteti i lartë në ekonomi, përdorimi i lartë i parasë së gatshme në transaksione me vlerë të vogël, dhe legjislacioni shpeshherë i papërshtaturdhe joproporcionalpër parametrat e sektorit financiar të Kosovës. Në këtë drejtim, edhe në vitin 2019, sektori bankar synon që të rritë qasjen në financa dhe të rrisë cilësinë e shërbimeve në shërbim të bizneseve dhe ekonomive familjare në vend”thuhet në komunikatë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of