Sektori i prodhimit të mallrave ka shënuar rritje në tremujorin e fundit 2018 si në prodhim shitje dhe numrin e të punësuarve. Rritja më e madhe ishte në sektorin industrisë dhe trajtimit të mbetjeve. Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave përfshijnë aktivitetet ekonomike: industri (Industri Nxjerrëse dhe industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e katërt 2018,
Industria, prodhimi rritet me 13%, shitjet me 12.4%
– indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
-Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Energjia, shitjet rriten me 5.7%
Energji elektrike, Gaz, Avull indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:
– indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 8,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Mbetjet dhe uji, shitjet rriten me 17%
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:
– indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 9,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi, volimi i ndërtimeve dhe shitjeve rriten me 8%
Ndërtim indekset e treguesve në aktivitetin ndërtim, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:
– indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
– indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.