Të gjithë sektorët e shërbimeve kanë shënuar rritje të shitjeve dhe numrit te të punësuarve në tremujorin e katërt 2018, por sektori i hotelerisë shënoi rritje dyshifrore të numrit te të punësuarve dhe pagave, nxitur nga numri më i madh i turistëve në vend.
Riparimi i automjeteve, punësimi rritje me 2.3%, fondi i pagave 6.3%
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.
Transport dhe magazinimi, punësimi rritet 6.9% fondi i pagave 21%
indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Posta, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 20,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 21,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.
Hotelet, pagat rriten me 18.8%, punësimi me 22%
Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.
Informacioni dhe komunikimi, rriten shitjet
Indekset e treguesve në aktivitetin informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së informacionit, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 7,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.
Inxhinieria, rriten shitjet dhe të punësuarit
Aktivitete Arkitekture dhe inxhinierike indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe inxhinierike, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 22,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.
Agjencitë të udhëtimit, fondi i pagave rritet 19%, punësimi 5%
Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.