Shkëmbimet e zjarrit në Ukrainën lindore gjatë fundjavës nxitën nevojën për më shumë sanksione ekonomike të SHBA kundër Rusisë, teksa marrëveshja diplomatike me qëllim eleminimin e krizës nuk tregoi asnjë shenjë se e situata është nën kotroll.
Zyrtarët ukrainas dhe rusë shkëmbyen akuza rreth përgjegjësisë për tensionet që u përshallëzuan që prej nënshkrimit të javës së kaluar të marrëveshjejes në Gjenevë, sipas së cilës kërkohej çarmatimi i të gjitha grupeve ilegale dhe lirimi i të gjitha objekteve të sekuestruara.
Teksa separatistët nuk heqin dorë nga terreni i fituar prej tyre në disa qytete lindore, rritet perspektiva për një luftë civile në shkallë të vogël, tha Angela Stent, drejtor i Qendrës për Studime Euroaziatike, Ruse dhe të Evropës Lindore në universitetin Georgetoën në Ëashington.
Të paktën tre vetë u vranë në një përleshje në Slovyansk në Ukrainën lindore, deklaroi Ministria e Brendshme e vendit, teksa një zyrtar i lartë i sigurisë akuzoi Rusinë se po shfrytëzon dhunën me qëllim përgatitjen e terrenit për pushtim.
Tre ‘aktivistët’ u qëlluan për vdekje ndërsa ishin në detyrë në një postbllok gjatë një sulmi ditën e djeshme gjatë të cilit mbetën të pagosur edhe tre persona të tjerë, referoi ministria në një postim në faqen e saj të internetit. Ajo deklaroi se sulmuesit i morën të ‘plagosurit dhe të vrarët me vete, pa dhënë detaje. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se sabotatorët ishin ata që kryen sulmin.