Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) miratoi 395 milionë euro në vitin 2018 për zhvillimin e projekteve në Serbi, me një total investimesh në vlerë rreth 5 miliardë dollarë që prej vitit 2001.
Nxitja e konkurrencës së sektorit privat, mbështetja për zgjerimet rajonale të kompanive serbe dhe për ekonominë e gjelbër mbeten përparësitë kryesore për investimet e bankës në Serbi, thuhej në deklaratën e bankës.
Për të nxitur sektorin privat, banka ka dhënë fonde me vlerë rreth 200 miliardë euro në linja kreditore, financime për tregtinë dhe garanci për bankat lokale tregtare, të cilat do të përdoren për huatë për NVM-të lokale, përfundonte deklarata e bankës. (ANSAmed).