Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se për herë të parë në historinë e kohëve të fundit, Serbia nuk ka regjistruar asnjë deficit në 40 ditët e para të vitit dhe ka shprehur shpresën se të dhënat ekonomike për këtë vit do të jenë shumë më të mira se pritshmëritë. Nëkonferencën “Dialogët e Beogradit”,Vuçiç vuri në dukje se sipas parashikimit, deficiti në fund të 2014-spritej tëshënonte midis 8.6% dhe 8.8%, por për shkak të masave shtrënguese ai zbriti në 6.6% në tremujorin e fundit.
Ne presim që deficiti nuk do t’i tejkalojë 55 miliardë dinarë, që është një shifër ekuivalente me 450 milionë euro, deklaroi Vuçiç, duke theksuar se mbledhja e taksave është dy herë më e lartë krahasuar me janarin e vitit 2014.
Buxheti dhe financat serbe po bëhen shumë më të shëndetshme, dhe përgjegjësia është pakrahasimisht më e madhe, tha Vuçiç.
Ai kujton se në qershor të vitit të kaluar, në një takim në Berlin, ai paraqiti planet e qeverisë së Serbisë, duke vënë në dukje se në ndërkohë Serbia miratoi reformën dhe ligjin e punës proeuropiane si dhe ligjet mbi falimentin, privatizimin dhe planifikimin dhe ndërtimin.
Ai tha gjithashtu se qeveria filloi zbatimin e masave për konsolidimin fiskal, duke shtuar se ka ende shumë për t’u bërë për të përmirësuar mjedisin e biznesit në vend.
Kryeministri shprehu shpresën se Serbia së shpejti do të hapë negociatat me Bashkimin Europian, dhe paralajmëroi se progresidrejt kësaj rruge nuk është i lehtë.
Unë pres hapjen e shpejtë tëkapitujve të parë, tha ai duke vënë në dukje se edhe më e rëndësishme se ky është përmirësimi ivetëvendit.
Besoj se komuniteti ndërkombëtar do t’i njohë përpjekjet e Serbisë në fushën e politikës, falë faktit se përpjekjet tona janë njohur tashmënë fushën ekonomike, ku janë përgëzuar reformat dhe masat ekonomike, tha Kryeministri.
Serbia është bërë një partner i besueshëm, vuri në dukje ai, duke shtuar se Serbia do të perceptohet si vendi më i mirë për të investuar në rajon dhe në Europën Jugore, përfundoi Vuçiç raporton qeveria.