Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) konfirmoi parashikimin për rritjen me 3% të Serbisë për vitin 2017, ndërsa për 2018, sipas tij, rritja do të jetë me 3.5%.
FMN publikoi raportin e fundit të Parashikimit Ekonomik Botëror në Mbledhjet e Pranverës me Grupin e Bankës Botërore.
Në Raportin Ekonomik Botëror të 2016, të publikuar tetorin e kaluar, u parashikua një rritje prej 2.8% e PBB-së së Serbisë. Ndërsa në raportin e këtij viti, ky parashikim u ndryshua në 3% të PBB-së.
Kreu i misionit, James Roaf, u shpreh se programi ekonomik i Serbisë po jepte rezultate të mira me një rritje të numrit të investimeve, të eksporteve dhe mbi të gjitha, me një ulje të nivelit të papunësisë.