Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbajti parashikimin e rritjes së PBB-së së Serbisë për këtë vit në 1.8%, dhe për vitin 2017 në 2.3%.
Në raportin e fundit ekonomik mbi Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore publikuar të premten, FMN-ja parashikon një rënie të deficitit buxhetor prej vitit të kaluar nga 3.7% në 3.6% të PBB-së dhe rënie të mëtejshme të tij në 2.7% në vitin 2017.
Në vitin 2014, deficiti buxhetor shënoi 6.6% të PBB-së.
Sa për borxhin publik të Serbisë, FMN vëren se në vitin 2014 ai arriti në 72% të PBB-së, më pas kërceu në 77.4% vitin e kaluar, dhe pritet të arrijë në 78.9% të PBB-së këtë vit dhe më pas të bjerë në 77.9% të PBB-së në vitin 2017.
Komisioni Europian ka rritur parashikimin për rritjen e PBB-së së Serbisë në vitin 2016 nga 1.6 në 2%.
Asnjë institucion nuk ka përfshirë privatizimin e fabrikës së çelikut Zelezara Smederevo në parashikimin e tij, për të cilën He Steel e Kinës pritet të paguajë 46 milionë euro.