Lidl i Gjermanisë hapi 16 dyqane në Serbi, 5 në kryeqytetin e Beogradit dhe 11 në disa qytete të tjera të Republikës së Serbisë.
Zinxhiri i shitjeve me pakicë, pjesë e Schwarz Gruppe, operon në më shumë se 10,000 dyqane në të gjithë Europën.
Gjermania është një investitor dhe një partner tregtar shumë i rëndësishëm për Serbinë. Vitin e kaluar, Serbia importoi mallra me vlerë rreth 2 miliardë euro (2.3 miliardë dollarë amerikanë), ndërkohë që edhe investimi gjerman në këtë vend që prej vitit 2000, e ka kaluar vlerën prej 2 miliardë eurosh.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha në hapjen e një prej dyqaneve të Lidl në Beograd se vendi i tij do të bënte të mundur që investitorët gjermanë të operonin sipas “kushteve më të mira”.
Investimi i Lidl në Serbi është me vlerë 205 milionë euro (236 milionë dollarë amerikanë) dhe 16 dyqanet e saj do të punësojnë rreth 1,553 punëtorë, tha më tej z. Vuçiç.
Ekonomia e Serbisë pritet të rritet rreth 4% gjatë këtij viti, e ndihmuar kryesisht nga rritja e konsumit privat, investimeve dhe eksporteve, si dhe efekti i menjëhershëm i përmirësimit në prodhimin e energjisë elektrike. Deficiti i tregtisë së jashtme të Serbisë u rrit në 3.42 miliardë euro midis periudhës janar-gusht, një rritje prej 29.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Nuk osht noj lajm i mire. Po te shikosh ne jutube investigimin e gazetareve serb bie fjala 1 kg mish pule ne gjermani shitej 1.5 euro ne lidl e serbise shitej 3 ose 4 euro. Le qe cilesia ishte ku e ku . Kshru ato jon kokrrat e bythqimeve. Po kshtu dhe per ikean ne bullgari. Kshtu ms mire ti bojm chiro dyqoneve tona te vogla
Ksi lajmi i mungon Shqipërisë!! Normal ku legenat si me qeveri si në pushtet nuk punojnë për qytetarët por për portofolin e vet!!