Modernizimi i Korridorit hekurudhor 10 është me interes strategjik për Serbinë, thotë ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.
Mihajloviç, i cili është gjithashtu një nga zëvendëskryeministrat në kabinetin serb, e bëri deklaratën gjatë takimit në Beograd me ministrin e Infrastrukturës, Transportit dhe Rrjeteve të Greqisë, Christos Spirtzis, raporton InSerbia.
Mihajloviq dhe homologu biseduan për modernizimin e lidhjes hekurudhore midis Serbisë dhe Greqisë, “duke theksuar se nuk mjafton të kemi vetëm një hekurudhë të modernizuar nga Beogradi në Budapest, e cila do përshkrojë 200 kilometra në orë, por është e rëndësishme për modernizimin edhe hekurudhat në jug, në mënyrë që të jenë konkurruese, ” njoftoi qeveria serbe në faqen e saj të internetit.
Mihajlloviç vuri në dukje se kur është fjala për trafikun rrugor, Serbia ka përfunduar pothuajse Korridorin 10, ndërsa Spirtzis theksoi se përparësia e anës greke është modernizimi dhe përmirësimi i hekurudhave dhe lidhja nga Serbia në portet në Greqi.