Gazeta serbe ‘Politika’, duke iu referuar burimeve të saj diplomatike në Bruksel shkruan se Serbisë i janë shtuar kushtet i përket negocimit të Kapitullit 35 me Bashkimin Evropian.
Në një dokument gjashtë faqesh, Brukseli në shumë vende, si kritere të përkohshme ka vënë kërkesa shtesë në lidhje me heqjen e institucioneve paralele dhe lidhjen e tyre me fillimin e Asociacionin e Komunave serbe.
“Serbia do të duhet të dorëzojë çdo tre muaj raportin e pagesave të pensioneve për ish-anëtarët e policisë dhe gjyqtarëve paralelë, që tani janë nën institucionet e Kosovës, për të cilët nuk ka asnjë marrëveshje”, shkruan ndër tjerash Politika.
Gjithashtu ky medium vë në pah faktin se për Beogradin, janë të diskutueshme veçanërisht dy pika: kush do të vendosë për menaxhmentin në Gazivodë dhe liria e lëvizjes.
“Beogradi, siç na thuhet nga burime të afërta me ekipin negociator, nuk ka pranuar se do të lejojë hyrjen e shtetasve të vendeve të treta nga Kosova në Serbi, sepse kjo do të thotë se Beogradi e njeh Kosovën”, shkruan gazeta.