Serbi, KE: Ekonomia do të ngadalësohet

25/11/2017 9:07 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Komisioni Europian rishikoi parashikimin e rritjes së Serbisë për vitin 2017, si pasojë e kushteve tejet të këqija të motit.
Por trendi i rritjes mbetet i fuqishëm dhe aktiviteti ekonomik pritet të shënojë rritje përpara përfundimit të këtij viti, shkruhej në raportin e komisionerit të BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici.

Sipas raportit, PBB-ja e Serbisë do të rritet 2% në vitin 2017, poshtë nivelit prej 3.2% të parashikuar verën e kaluar.
Por Komisioni Europian tha se ekonomia e Serbisë do të rritet dukshëm në dy vitet e ardhshme dhe do të arrijë 3.3% në 2018 dhe 3.5% në 2019.
Z. Moscovici theksoi edhe një herë se PBB-ja në Eurozonë këtë vit do të rritet ndjeshëm dhe do të arrijë 2.2%, ndërsa rritja e përgjithshme e të gjithë anëtarëve të BE-së do të jetë 2.3%.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz