Serbia shpalli një tender në kërkim të një partneri strategjik për të investuar 350 milionë dollarë në minierën e saj të bakrit dhe të shkrirjes RTB Bor.
në këtë tender, që u publikua edhe në të përditshmen Politika, Ministria e Ekonomisë nuk e thoshte përqindjen e aksioneve që investitori i mundshëm do të përfitonte në këmbim të investimit të tij.
Në këtë drejtim, Serbia është përpjekur edhe herë të tjera dhe ka dështuar rreth tri herë që nga viti 2007 për të shitur kompleksin minerar plot me borxhe, i cili kaloi një periudhë tejet të vështirë gjatë Luftërave Ballkanike dhe izolimit ndërkombëtar të vendit në vitet 1990.
Në të përditshmen Politika shkruhej se 11 kompani nga Kina, Rusia, Kanadaja dhe Turqia, si dhe një konsorcium nga Kazakistani, kishin shprehur interes në blerjen e RTB Bor.