Serbi/ Ministri i Jashtëm kritikon diplomatët amerikanë

18/11/2017 9:02 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ministri i Jashtëm i Serbisë kritikoi diplomatët amerikanë për presionin që ata po ushtrojnë sa i përket pozicionimit që vendi duhet të marrë, ose të qëndrojë në krah të Rusisë ose në krah të bllokut amerikan.

Beogradi, i cili deri më tani ka ruajtur një ekuilibër shumë delikat midis blloqeve të ndryshme në çështjet e jashtme, u tha amerikanëve se do të vazhdojë të ndjekë “atë që është në interesin e tyre më të mirë”.

“Gjatë një vizite në Beograd, zv.ndihmëssekretari amerikan për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, u tha krerëve serbë se kombi i tyre, nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë”. Ai e nxiti Serbinë, e cila ka qenë pjesë e Jugosllavisë jo komuniste në Luftën e Ftohtë, për të zgjedhur anëtarësimin në bllokun amerikan apo në atë rus.
Por ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, anëtar i koalicionit të krahut të majtë, këmbënguli që Serbia të vazhdojë të ruajë ekuilibrin dhe të ketë marrëdhënie të balancuara me SHBA-në, Europën, Rusinë dhe Kinën.

“Ajo që ne nuk duam është që dikush të ndikojë negativisht në interesin tonë, prandaj ne do të shohim atë që na intereson më shumë dhe që është në të mirën tonë, u shpreh z. Daçiç për Reuters.
Deri më tani, Serbia ka përfituar nga të dyja palët. Partnerët e saj kryesorë tregtarë janë Gjermania, Italia, Rusia dhe Kina. Austria, Greqia dhe SHBA-ja kanë investuar miliarda në ekonominë serbe, ndërsa Rusia mbetet burimi i saj kryesor për furnizimin me naftë dhe gaz natyror. Kina e ka shndërruar Serbinë një qendër të nismës së saj ekonomike “One Belt, One Road”, pasi kjo është një lidhje e rëndësishme gjeografike midis tregjeve të Pekinit dhe Europës.

Ekonomia serbe ka përfituar nga të gjitha palët. Sipas raportit të Bankës Botërore, PBB-ja e saj u rrit nga 6.5 miliardë dollarë në vitin 2000 në gati 38 miliardë dollarë në 2017, një rritje prej 477% në një periudhë 17-vjeçare. Gjithashtu, Rusia e ka mbështetur Serbinë që të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës.

Rusia është shprehur se do të përdorte pushtetin e vetos si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të parandaluar hyrjen e Kosovës në OKB; megjithatë, 110 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së e njohin Kosovën si një vend të pavarur.
Dacic iu referua kësaj situate duke e krahasuar atë me krizën e Pavarësisë së Katalonjës, provincës së shqetësuar të Spanjës.

“Nëse Spanja mund të luftojë për Katalonjën, atëherë edhe ne serbët mund të luftojmë për vendin tonë”, tha Daçiç. Ai kërkoi një “zgjidhje të favorshme” dhe “një konferencë ndërkombëtare” që do të parandalonte luftërat e ardhshme mes Serbisë dhe Kosovës për 100 vitet e ardhshme”. Lufta e Kosovës e vitit 1998 shkaktoi mbi 13,000 vdekje dhe emigrimin e mbi 1 milion njerëzve.
Zgjidhja e propozuar e Daçiç ishte pak a shumë pranimi i autonomisë së Kosovës, me krijimin e zonave të veçanta për Beogradin për të qeverisur 120,000 serbët në Kosovë. “Kjo do të ishte zgjidhja e vetme e mundshme, më e vërtetë dhe më e qëndrueshme e këtij problemi”, tha në fund ai.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz