Qeveria e Serbisë ka miratuar buxhetit 2015.
Buxheti i ri do të kursejë në një vlerë prej 700 milionë eurosh. Pjesa më e madhe, rreth 400 milionë, do të kenë burim shkurtimet e pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, që kanë filluar të aplikohen që në nëntor.
Të gjitha ministrive do t’i akordohen buxhete më të ulëta, ku shkurtimet më të mëdha do të bëhen kryesisht në blerjet e mallrave dhe shërbimeve, udhëtimet e biznesit dhe përdorimin e automjeteve zyrtare.
Gazeta e përditshme Blic njoftoi se buxheti i 2015 parashikon gjithashtu shkurtimin e rreth 7,000 punëtorëve në ndërmarrjet shtetërore dhe administratën publike.
Sipas Blic, projektbuxheti i ri gjithashtu parashikon që punonjësit në sektorin publik nuk do të marrin pagesa bonus në të ardhmen.
Dusan Vujoviç, ministri i Financave, më parë njoftoi se qeveria nuk ka në plan të rrisë taksat, por që do të mbështetet në mbledhjen më të mirë të taksave dhe një betejë më efikase kundër ekonomisë informale.
Me ligj, qeveria duhet ta kishte miratuar buxhetin për vitin vijues më 1 nëntor, ndërsa projektligji u miratuar në Parlament më 15 dhjetor.
Megjithatë, Serbia e shtyu miratimin e buxhetit ndërsa qeveria ishte në proces bisedimesh mbi kredinë e re me FMN-në.
Pas dy javësh negociata, Zuzana Murgasova, kreu i misionit të FMN, njoftoi më 20 nëntor se Serbia dhe FMN-ja kishte arritur marrëveshje mbi një kredi trevjeçare kredi prej një miliard eurosh.
Ministri i Financave tha se qeveria kishte rënë dakord me FMN-në për të ulur deficitin buxhetor, i cili qëndron në pothuajse 8% të PBB-së, në 4.25% gjatë tre viteve të ardhshme.
Në mënyrë që të mbulojë ‘hendekun’ e buxhetit, Serbia, përveç reduktimit të pagave të sektorit publik dhe pensioneve, do të reduktojë subvencionet ndaj kompanive shtetërore të zhytura në borxh në 2015.
FMN-ja pezulloi programin e saj të fundit të kredisë parandaluese me Serbinë, në shkurt 2012, kur Beogradi u ndal së përmbushuri objektivat e rëna dakord mbi shpenzimet dhe borxhin publik.