Nju Jork- Një avion i Air Serbia, pas një udhëtimi prej 9 orë e gjysmë, u ul në aeroportin John Fitzgerald Kennedy të Nju Jorkut.
Me 250 pasagjerë ne bord, avioni udhëtoi nga aeroporti Nikola Tesla në orën tetë të mëngjesit, duke shënjuar fillimin e udhëtimeve direkte nga Beogradi drejt Nju Jorkut, pas një çerek shekulli.