Gjatë vitit 2014, PBB-ja në Serbi pritet të bjerë me dy për qind dhe rënia e PBB-së në 2015 duhet të arrijë 0.5 për qind, ndërsa kthimi i inflacionit në kufijtë e lejuar të devijimit nga norma e synuar e cila arrin në 4 për qind plus ose minus 1.5 për qind pritet në mes të vitit 2015, referuan zyrtarët e Bankës kombëtare të Serbisë (NBS), dhe shtuan se dalja nga recesioni dhe rimëkëmbja e ekonomisë serbe kanë të ngjarë në fillim të vitit 2016.
Gjatë prezantimit të raportit të nëntorit mbi inflacionin, zv. Guvernatori i NBS Veselin Pjescic ta se inflacioni brnda vitit është ende i ulët dhe shtoi se se ai arriti në rreth 1.8 përqind në tetor.
Inflacioni i ulët ishte shkak i çmimeve të ulëta të ushqimeve dhe rritja e ulët e çmimeve të rregulluara të qeverisë, kryesisht për shkak të rritjes së vonuar të çmimit të energjisë elektrike, tha zëvendës guvernatori NBS.
Deri në fund të vitit, PBB-ja do të bjerë me dy për qind, kryesisht si pasojë e përmbytjeve të majit, tha Pjescic.