Ministri serb i Ekonomisë, Goran Knezeviç, dhe një përfaqësues i kompanisë farmaceutike Aelius, Jorge Costa Da Silva, nënshkruan një kontratë për shitjen e 93,73% të aksioneve të qeverisë serbe, të Galenikës, prodhuesit farmaceutik.
Pronari i ri i Galenikas ndodhet në Luksemburg dhe i lidhur me EMS S.A. të Brazilit.
Aelius ishte i vetmi që bëri ofertën e tij, në një tender të njoftuar në fillim të shtatorit, duke paraqitur edhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Kompania ka ofruar të paguajë 16 milionë euro për blerjen e Galenikës, si dhe ra dakord të mbulojnë borxhin që Galenika ka me bankat
komerciale, që shkon afërsisht në 25 milionë euro.
Përveç kësaj, blerësi do të mbajë së paku 900 punëtorë gjatë dy viteve të ardhshme dhe do të investojë rreth 5.52 milionë euro.