PBB-ja e Serbisë është rritur me 1.3% në terma realë në tremujorin e dytë të vitit, sipas të dhënave të deklaruara nga Zyra Shtetërore e Statistikave.
Krahasuar me të dhënat e tremujorit të parë të 2017, rritja ishte 0.5%, ndërsa me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja ishte me 1%.
Vlera e shtuar bruto u rrit në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, në automjetet me shumicë, shitjen me pakicë dhe riparimin, transportin dhe akomodimin dhe ushqimin, ujësjellësin dhe menaxhimin e ujërave të zeza, administratën shtetërore dhe sigurimet shoqërore të detyrueshme, arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale dhe ndërtimi.
Qeveria serbe ka planifikuar një rritje prej 3% të PBB-së këtë vit, mirëpo, mediat vendase raportojnë se “për shkak të një sezoni agrokulturor të dobët, mendohet se do të jetë më e ulët rritja”.