Serbi, rritet kostoja minimale e punës

13/09/2017 10:31 AM 0 komente

Kostoja minimale e punës në Serbi do të rritet në 143 dinarë (1.2 euro) në orë, duke filluar nga 2017.

Pas takimit të Këshillit Social-Ekonomik të Serbisë të martën, u njoftua se është arritur marrëveshje për të rritur pagën minimale prej dhjetë për qind, ndërsa punëdhënësit nuk do të përballen me ndonjë rritje të kostos së taksave.

“Ministri i Financave Dushan Vujoviç ka premtuar se pas rritjes së pagës minimale punëdhënësit nuk do të kenë një kosto më të lartë, ai shpjegoi se është e pamundur të rritet paga minimale me më shumë se dhjetë për qind, sepse kjo do të dëmtonte buxhetin e vitit të ardhshëm”, tha Atanackoviç .

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz