Rritja reale e PBB-së në tremujorin e tretë të vitit 2017 në Serbi arriti 2.1 përqind krahasuar me vitin e kaluar, ka thënë Zyra Statistikore.
Sipas të dhënave të PBB-së të rregulluara sezonalisht, prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 1.6 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Vrojtuar nga aktivitetet, në tremujorin e tretë të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, rritja e ndjeshme reale e vlerës së shtuar bruto u regjistrua në sektorin e industrisë; furnizimin me ujë, kanalizimet, menaxhimin e mbeturinave dhe rehabilitimin – 6.1 përqind, pjesën e ndërtimit – 6.1 përqind dhe pjesën e tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transportin dhe magazinimin dhe akomodimin dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit – 5.0 përqind. Rënia reale e vlerës së shtuar bruto u regjistrua në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit – 11.1 për qind.