Serbi/ Rritja ekonomike 2.5% në tremujorin e katërt

19/03/2017 8:00 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Serbi-rritje ekonomike

Rritja ekonomike e Serbisë u ngadalësua në 2.5% në tremujorin e katërt të vitit 2016, nga 2.8% që ishte në tremujorin e tretë. Sipas rregullimeve sezonale rritja ekonomike vjetore në tremujorin e katërt qëndroi në 0.2%, pas një rritje prej 0.5% në tremujorin e tretë të vitit.
Tremujori i katërt i vitit 2016 shënoi rritje të ndjeshme në vlerën e shtuar bruto në bujqësi në 8.1% dhe në tregti me shumicë dhe pakicë në 3.9%.
Rënie në vlerën e shtuar bruto u regjistrua në sektorin e pasurive të patundshme me 0.1%.
Shpenzimet e konsumit final u rritën me 1.0% në tremujorin e katërt.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 13.8%, ndërsa importi në 5.9% në tremujorin e katërt.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz