Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic foli në qytetin rumun të Krajovës me kryeministrat e Rumanisë dhe Bullgarisë Viktor Ponta dhe Bojko Borisov rreth projekteve të infrastrukturës dhe të bashkëpunimit në fushat e energjisë dhe transportit. Duke iu drejtuar gazetarëve pas takimit trepalësh, Vucic ka falënderuar kryeministrat e Rumanisë dhe Bullgarisë në mbështetjen e tyre për Serbinë në rrugën e saj evropiane.
Së bashku ne mund të arrijmë shumë dhe të tre vendet tona do të jenë në gjendjen më të mirë për të mbrojtur interesat tona ekonomike dhe politike. Ky është një territor strategjik në Evropën jug-lindore dhe unë jam i bindur se formimi i grupit Craiova do të jetë me një rëndësi historike, tha ai.
Ponta shpjegoi se në takim u dakordua për të krijuar Craiova Group, anëtarët themelues të së cilit janë Rumania, Serbia dhe Bullgaria, dhe shtoi se kjo do të shërbejë si themel për bashkëpunim më të mirë dhe promovimin e interesave ekonomike, sociale dhe politike të tre vendeve.
Ne jemi të hapur edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse të bashkuar ne mund të arrijmë shumë më tepër, nënvizoi kryeministri i Rumanisë.
Ai përsëriti se Rumania i jep mbështetje të plotë Serbisë në rrugën e saj evropiane.