Ekonomia informale kufizon aftësinë e shtetit për të ofruar shërbime publike, sipas 2/3 së serbëve të anketuar. 8 nga 10 thonë se ajo pengon rritjen e mëtejshme.
Për një vend në të cilin tregtia e padokumetuar përbën 30% të PBB-së së saj, shqetësimi duhej të ishte edhe më i madh, të dhëna të marra nga raportet e EURACTIV.rs.
Sipas të dhënave të sondazheve të kryera nga IPSOS për Mastercard në dhjetë vende të Europës Qendrore dhe Lindore, edhe vetë dokumentimi i një shqetësimi kaq të hollësishëm ishte i vështirë. 85% e të anketuarve nuk kishin dëgjuar kurrë për ekonominë informale, ndonëse 75% e tyre e lidhnin atë me punësimin e padeklaruar.
Sipas një studimi të kryer më parë në Serbi, pothuajse 2/3 e biznesmenëve janë të bindur se sipërmarrjet e tyre janë më së shumti të rrezikuara nga kompanitë që operojnë në ekonominë informale.
Ata gjithashtu besojnë se shtypja e saj, si një pengesë për krijimin e një ekonomie funksionale të tregut, duhet të jetë ndër çështjet prioritare të qeverisë.
Sipas Drejtoreshës së Drejtorisë së Tatimeve, Dragana Markoviq, një nga gjeneratorët e ekonomisë informale në Serbi janë kompanitë “e pastrimit të parave” ose “kompanitë fantazmë”.
Në vitin 2016, ajo vuri në dukje se inspektorët tatimorë identifikuan 151 kompani të tilla, ndërsa nga janari deri në prill të 2017, numri u reduktua në 43.
“Ne jemi duke u përpjekur të zbulojmë në fillim kompanitë e tilla, sepse ata në fakt ndihmojnë subjektet e rregullta të biznesit që të mos paguajnë edhe ata detyrimet e tyre”, tha më tej Markoviç.
Mbi 80% e të anketuarve në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore janë kundër ekonomisë informale, duke u kërkuar qeverive të tyre që ta luftojnë atë.
Qytetarët e këtyre vendeve tregojnë gatishmëri për të ndryshuar zakonet e tyre tregtare në ndihmë të luftës kundër tregtisë së paligjshme. Vetëm gjysma e të anketuarve në rajonin e EQL (45%) i kërkojnë faturat vetëm në ato raste kur e dinë se do t’u nevojiten.
Në vendet e anketuara, 69% e të anketuarve kuptojnë se ekonomia informale redukton fondet e destinuara për arsimin, kujdesin shëndetësor ose infrastrukturën rrugore.
Megjithatë, konsumatorët e rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore nuk janë të vetëdijshëm se pagesat me kupon tatimor, mund të kontribuojnë në shtypjen e ekonomisë informale. Vetëm 37% mendojnë se përdorimi i kartave të kreditit në vend të parave është një mënyrë për ta bërë këtë, ndërsa në Hungari vetëm 13% janë të këtij mendimi.
Sondazhi tregon gjithashtu se pothuajse 80% e të anketuarve në rajonin e EQL-së dëshirojnë të paguajnë më shpesh në mënyrë elektronike nëse kjo është një ndër format për t’i dhënë fund ekonomisë informale. 60% tregohen të interesuar në Slloveni, 63% në Bosnjë dhe Hercegovinë, 82% në Serbi dhe 85% në Rumani.