Shqiptarët do të jenë të paktë sot në stadiumin e Partizanit të Beogradit dhe pa simbole kombëtare por disa prej tyre kanë arritur tashmë në Beograd për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ajo që kanë rë në sy te tifozët shqiptarët janë diferencat e mëdha në çmimet e biletave mes staiudimit të r të elbasanit dhe atij të Partizantit të beogradit. Disa prej tyre kanë postuar në rrjetet sociale çmimet dhe kanë bërë krahasimet përkatëse.
Në ndeshjen e Elbasanit ditën e shtune, në stadiumin me kapacitet 12.600 vende, çmimi i biletave varionte nga 70 euro(100.000 lekë), 57 euro(80.000 lekë), 43 euro (60.000 lekë), 21 euro(30.000 lekë) 15 euro(20.000 leke) e deri më e lira 7 euro(10.000 lekë) pas portave. Në Beograd per ndeshjen e sotme, në stadiumin Partizani me kapacitet 32.710 vende ka vetëm tre lloje biletash, në tribune 1000 dinarë(9 euro), karshi 800 dinarë (7 euro) dhe pas portave 400 dinarë(2.5 euro).