Serbi, tregu i sigurimeve u rrit me rreth 10%

19/05/2017 9:05 AM 0 komente
car-insurance-two-cars-and-coins

Banka Kombëtare e Serbisë njoftoi se gjatë vitit 2016 volumi total i primeve të shkruara bruto nga siguruesit aktive në treg u rrit me 10.15% krahasuar me
vitin e kaluar, duke arritur në rreth 722 milionë euro.

Të ardhurat nga primet e sigurimit të Jetës u rritën me 19.4%, duke zënë 26% të totalit të primeve, ndërsa primet e sigurimit të Jo-Jetës u rritën me 7.2%. Në
sigurimet e Jo-Jetës ritmin më të lartë të rritjes e patën sigurimi i kredive,
sigurimet motorike dhe sigurimi i shëndetit.

Sigurimet e detyrueshme MTPL zunë rreth 34% të totalit të tregut. Vlera totale e dëmeve të paguara për të gjitha kompanitë e sigurimet në Serbi gjatë vitit 2016 u rrit me 8.7% në terma vjetore.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz