Në Beograd po zhvillohet takimi i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Gjatë këtij takimi vministritë e linjave të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për përmirësimin e mjedisit të biznesit, harmonizimin e ligjeve si dhe heqjen e barrierave për investitorët e huaj.
Këshillit (RCC) ndër të tjera, ka për qëllim diskutimin se si të përmirësohen politikat rajonale dhe ato kombëtare të secilit shtet për të themeluar bashkëpunim të mirëfillët dhe të qëndrueshëm për ta përmirësuar ambientin e të bërit biznes dhe për të tërhequr sa më shumë investime të huaja direkte (IHD).
Kjo strukturë u prezantua zyrtarisht më 27 shkurt 2008, si pasardhës i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore. Roli kryesor i RCC-së është që të gjenerojë dhe koordinojë projekte zhvillimi, si dhe të krijojë një klimë politike të tillë që do të mundësonte zhvillim të përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror nga e cila mund të përfitojë e gjithë popullsia në rajon.