Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Poposki thane se Maqedonia dhe Serbia janë dy vende mike që ndajnë interesin e përbashkët per te pasur marrëdhënie sa më të mira dypalëshe.
Daçiç, i cili është në një vizitë pune në Maqedoni, tha pas një takimi me Poposki se interesi i Serbisë dhe Maqedonisë është për t’u bërë anëtare të plota të Bashkimit Evropian.
Daçiç tha se ai dhe Poposki nënshkruan një marrëveshje për përdorimin racional të burimeve në misione të përbashkëta diplomatike dhe konsullore jashtë vendit, duke njoftuar se vendet dhe shtetet ku do te ndertohen misionet e përbashkëta do të përcaktohen së shpejti.
Daçiç tha se Beogradi dhe Shkupi duhet të konsiderojnë pranine e përbashkët në tregjet e vendeve të treat.
Dacic tha se Serbia mbeshtet te ardhmes evropiane te Maqedonise, duke kujtuar se ky rajon ka qene per vite dhe dekada te tera nenvleresuar ne menyre aspak te drejte ne krahasim me pjeset e tjera te Evropes.
Poposki tha se të dy vendet do të mund të kene një bashkëpunim shumë të frytshëm, duke vënë në dukje se të dy janë kandidate për anëtarësim në BE.
Popovski tha se ka biseduar me Dacic rreth bashkëpunimit ekonomik, zhvillimit te turizmit, Korridorit 10 dhe përmirësimeve të energjisë dhe lidhjeve hekurudhore.