Ministri i infrastrukturës në Serbi ka firmosur në Pekin dy memorandume mirëkuptimi me Korporatën kineze të Urave dhe Rrugëve për punë infrastrukturore me një vlerë të kombinuar prej 2.5 miliardë euro.
Kontratat janë për ndërtimin e akseve Preljina-Pozega dhe Pozega-Boljare, pjesë e autostradës që do të lidhë Beogradin me Malin e Zi dhe për korridorin e Fruskogorski, rrugë që do të lidhë krahinën autonome të Vojvodinës me korridoret 10 dhe 6 të transportit Pan-europian.
Investimi në të dy akset, me një gjatësi prej 140 km, përllogaritet se do të kushtojë rreth 2.1 miliardë euro, ndërsa kostot e korridorit Fruskogorski do jenë rreth 400 milionë euro, tha ministri.
Akset do të fillojnë të ndërtohen në vitin e ardhshme. Pas firmosjes së memorandumit, ne duhet të përgatisim dokumentacionin e nevojshëm deri në fundin e këtij viti.
Ministri gjithashtu shtoi se qeveria pret që të firmosë marrëveshje për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave me një vlerë të kombinuar prej 3.2 mld euro gjatë vizitës së kryeministrit Vuçic në shtetin aziatik.