Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, ka thënë se për 9 muaj të këtij viti qarkullimi i mallrave në mes Kosovës dhe Serbisë ka arritur në 366 milionë euro, ose 13 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka mbledhur për herë të tretë ekipin e tij për dialog të brendshëm, në takimin e radhës në të cilën kanë marrë pjesë mbi 90 kompani të ndryshme serbe dhe në të cilin është diskutuar për qarkullimin e mallrave dhe të kapitalit në mes Serbisë dhe Kosovës. Në këtë takim, që është mbajtur në Odën Ekonomike të Serbisë, përfaqësuesit e mbi 90 kompanive serbe kanë konstatuar se ndërrimi i mallrave në mes Kosovës dhe Serbisë mbi baza vjetore është mbi 500 milionë euro, por, siç kanë vlerësuar, për ta avancuar bashkëpunimin ekonomik është e nevojshme të hiqen barrierat dhe të krijohen kushte për qarkullim të lirë të mallrave dhe të kapitalit.
Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, mallrat që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas për 9 muaj të këtij viti kapin shumën prej 366 milionë eurosh, ose 13 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Pika fillestare e afaristëve është interesi i tyre i përbashkët.
/ZERI/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.