Serbia dhe Mbretëria e Arabisë Saudite nënshkruan marrëveshjen e parë dypalëshe në historinë e tyre e cila, sipas nënshkruesve, kryetarit të Komisionit të Lartë Saudit për Turizmin dhe Antikave, Princi Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, dhe ministrit serb të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç, do të rrisë bashkëpunimin politik dhe ekonomik të dy vendeve.
Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e turizmit, Ljajic theksoi se qëllimi është të rrisim numrin e turistëve nga Arabia Saudite dhe t’i informojmë ata rreth potencialit turistik dhe mundësitë e investimit në Serbi.
“Kjo vizitë do të jetë themeli për marrëdhëniet e ardhshme politike dhe ekonomike mes dy vendeve tona”, tha Ljajic.
Ljajic tha se në horizont shtrihet një periudhë e bashkëpunimit intensiv për Serbinë dhe Arabinë Saudite, duke shtuar se ai pret vizitë nga një kompani e madhe bujqësore nga vendi i largët.
Përveç marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit, nënshkruar të enjten, marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik dhe teknik dhe inkurajimin dhe mbrojtjen e investimeve duhet të nënshkruhen gjithashtu për të krijuar kornizën e nevojshme për vazhdimin e bashkëpunimit, deklaroi Ljajic për gazetarët.
Ai tha se Serbia do të paraqitet në tregun e Arabisë së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën.
“Kjo tregon dëshirën tonë për stabilitet të plotë rajonal dhe bashkëpunim me vendet fqinje, gjithashtu rrit shanset për më shumë turistë dhe investime në të ardhmen”, tha Ljajic.
Princi Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al Saud ka deklaruar se delegacioni i Arabisë Saudite në vend pati shansin të përballej me progres dhe stabilitet, dhe ai gjithashtu njoftoi për bashkëpunim më intensiv mes dy vendeve.
Ne e perceptojmë Serbinë si një faktor të rëndësishëm dhe kyç në Ballkan dhe bashkësinë ndërkombëtare, dhe ne presim që bashkëpunimi të realizohet në interes të ndërsjellë. Ne presim që biznesmenët dhe turistët serbë të na kthejnë vizitën, tha Al Saud.
Investitorët sauditë janë të gatshëm të investojnë në çdo vend në botë, dhe ne nuk kemi kufizime mbi këtë, kështu që tani mbetet që qeveria serbe të vizitojë Arabinë Saudite dhe të përfaqësojë Serbinë si një destinacion me një klimë pozitive dhe të qëndrueshme për investime, tha Al Saud.