Serbia nuk pranon kërkesat e azilkërkuesve

10/08/2017 2:39 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Zyra Kombëtare Serbe e Azilkërkuesve ka pranuar vetëm dy aplikime gjatë këtij viti, edhe pse numri i personave që kërkonin azil ka qenë shumë i madh, mbi 150 vetë. Punonjësit e kësaj zyre kanë deklaruar se janë pranuar vetëm 2 kërkesa, edhe sepse një numër shumë i madh i këtyre kërkesave janë lënë të pashqyrtuara, sepse ka pasur edhe mungesë personeli nga administrata.

Sipas Nikola Kovacevic, nga Qendra e të Drejtave të Njeriut, vetëm kërkesa e një qytetari nga Afganistani dhe ajo e një qytetari nga Siria u pranuan gjatë muajit korrik.

Referuar të dhënave nga Zyra Kombëtare e Azilkërkuesve, nga 150 kërkesa që ka pasur në shtatë muajt e këtij viti, vetëm 2 janë pranuar, ndërsa 28 të tjerave iu mohua e drejta për të kërkuar azil.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga 574 kërkesa për azil, 105 iu mohua e drejta, ndërsa 19 të tjerëve iu pranua.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz