Serbia nxjerr në shitje fabrikën e birrës Valjevska Pivara

10/10/2017 8:46 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ministria e Ekonomisë e Serbisë ka njoftuar se fton investitorët vendas dhe të huaj të paraqesin letra me interes në privatizimin e fabrikës së birrës Valjevska Pivara.

Afati i fundit për dorëzimin e letrave me interes është 6 nëntori, sipas njoftimit të publikuar në faqen e internetit të agjencisë së privatizimit të qeverisë.

Letrat duhet të përfshijnë një çmim tregues, programin e investimeve, planin e biznesit dhe numrin e punonjësve që investitori planifikon të mbajë, thuhet në njoftim.

Valjevska Pivara, në pronësi të plotë të shtetit, aktualisht ka 197 punëtorë dhe vlera e përgjithshme e aseteve të saj ishte në fund të vitit të kaluar në 1.053 miliardë dinarë (8.8 milionë euro).

Qeveria e Serbisë u bë pronari i vetëm i Valjevska Pivara, sipas një plani ristrukturimi për kompaninë në fund të vitit 2010.

Në prill të vitit 2016, Valjevska Pivara filloi eksportet në tregun amerikan, ndërsa nisja e eksporteve në Kanada dhe Shqipëri u njoftua në shtator 2016.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz