Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic dhe Drejtoresha e Bankës Botërore në Vend për Europën Jug-Lindore, Ellen Goldstein arritën në përfundimin se Serbia, në qoftë se zbaton të gjitha masat e reformave të planifikuara, do të bëhet lider ekonomik në rajon brenda dy viteve. Goldstein theksoi se Serbia gjendet në udhëkryq dhe përpara një vendimi të formës së prerë që do të përcaktojë të ardhmen e procesit të reformës.
Ajo tha se kjo është një kohë vendimtare për Serbinë, e cila duhet të fillojë me ristrukturimin e menjëhershëm të ndërmarrjeve publike dhe të përfundojë procesin e privatizimit dhe likuidimin e kompanive që ‘thithin’ para nga buxheti serb por që nuk kanë ekzistuar në të vërtetë për vite me rradhë.
Vucic pranoi të gjitha propozimet kryesore të Bankës Botërore, dhe përsëriti se Serbia me guxim do të vazhdojë kursin e saj të reformave, pavarësisht kostos politike, sepse detyra më e rëndësishme dhe rezultati i qeverisë duhet të jetë një e ardhme e sigurt e vendit tonë, raportoi qeveria serbe.