Rreth 299,490 turistë nga brenda dhe jashtë vendit kanë vizituar Serbinë në gusht të këtij viti, një rritje me 11.7 për qind nga viti në vit, ndërsa numri i qëndrimeve me fjetje u rrit me 9.2 për qind.
Një total prej 903,772 qëndrimesh gjatë natës është arritur në gusht 2015 – 591,294 nga turistët lokale dhe 312,478 nga turistët ndërkombëtarë, tha zyra e statistikave kombëtare në një njoftim.
Numri i qëndrimeve me fjetje nga turistët vendas u rrit me 8.8 për qind në muajin gusht, dhe nga vizitorët nga jashtë me 10.0 për qind.
Gjatë tetë muajve të parë të 2015, një total prej 1.67 milionë turistësh vizituan Serbinë, 911,490ishin vendas dhe 764,764 të huaj, e cila është një rritje prej 12.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rreth 4.7 milionë qëndrime me fjetje janë regjistruar nga janari deri në gusht 2015 – 3.06 milion nga turistët vendas dhe 1.65 milionë nga mysafirët nga jashtë transmeton Tanjug.