Fundi i masave shtrënguese po kthehet në trend dhe askund më shumë se në Itali. Optimistë të matur për daljen nga recesioni këtë vit dhe shoqëruar nga perspektiva e një rritje të përshpejtuar në vitin 2016 dhe në vitin 2017, ekonomia e tretë më e madhe e Evropës po tregon shenjate para të rimëkëmbjes. Dhe patjetër që edhe futbolli italian nuk mund të mbetet prapa gjithashtu.
‘Të pasur sërish,’ ka deklaruar La Stampa. Një vit më parë, klubet e Serie A shpenzuan 126.4 milion euro për rekrutim deri në fund të qershorit. Edhe pse tregu pati një lloj ‘ngecje’ për shkak të Kupës së Botës, kjo shifër u rrit për çdo verë që nga viti 2011. Megjithatë, ai nuk ka humbur shumë nga mesatarja që liga ka regjistruar në atë kohë dhe që ishte rreth 100 milionë euro. Kriza financiare, një seri faktorësh strukturor brenda lojës italiane dhe FFP kanë ndikuar sërish.
Duke vëzhguar se cfaraë ka përkufizuar La Gazzetta dello Sport si ‘aktivizëm i parakohshëm’ në treg gjatë muajit të kaluar, është e qartë se dicka ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Shpenzimet për lojtarët janë më shumë se dyfishuar, duke arritur në 266.35 milonë euro bruto.
Deri më tani, dhe kjo është ende në fillim, Serie A ka mbi-shpenzuar La Liga ( 231.3 milionë euro), Premier Liga (188.2 milionë euro), Bundesliga ( 161.25 milionë euro) dhe Ligue 1 ( 44.25 milionë euro).
Sigurisht, Serie A do të jetë më konkurruese sezonin e ardhshëm dhe kjo është një dicka e mirë. Kko verë duhet gëzuar. Megjithatë ka nevojë për kujdes. Shëndeti i lojës në Itali përgjithshësisht është ende arsye për shqetësim. Rimëkëmbja e ligës duket e pjesshme në vend se e plotë, dhe shumë aspekte të saj mbetetn në gjendje kritike.