Zëvendës kryeministri serb dhe ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajloviç foli dje me zëvendës ministrin për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë të Ministrisë Finlandeze të Punëve të Jadshtme, Matti Anttonen rreth bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve dhe projekteve të reja.
Në takimin me delegacionin finlandez kryesuar nga Anttonen, Mihajloviç tha se ka vend për përmirësim të bashkëpunimit ekonomik mes Serbisë dhe Finlandës, posaçërisht në fushat e transportit dhe infrastrukturës.
Ajo informoi bashkëbiseduesin e saj mbi projektet më të rëndësishme aktuale dhe potenciale të infrastrukturës mbi të cilat po punon qeveria serbe, dhe i dha atyre Librin e projekteve të Ministrisë së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës.
Përveç projekteve aktuale mbi infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, me vlerë 3.2 miliard euro, ekzistojnë projekte të reja në përgatitje, nga të cilat më të rëndësishmet janë modernizimi i hekurudhës Beograd-Budapest dhe ‘Belgrade Ëaterfront’.
Përfaqësuesit e kompanive finlandeze shprehën interesim për bashkëpunim të mundshëm në fushën e pajisjeve të transportit, sigurisë në rrugë dhe transportint hekurudhor, si dhe në fushën e energjisë dhe teknologjive të përparuara ekologjike.
U dakordua për të organizuar një vizitë të biznesmenëve finlandez të interesuar në bisedime të mëtejshme në lidhje me çështjet teknike dhe komerciale që lidhen me materializimin e bashkëpunimit.