Seuli nuk është një prej destinacioneve aziatike më të pëlqyera. Edhe pse qëndron ende nën hijen e qyteteve si Tokio, Pekini apo Taipei, kryeqyteti i Koresë ka shumë për të parë dhe është një prej atyre destinacioneve që ia vlen të vizitohet të paktën 1 herë në jetë.
Njihuni me historinë e Koresë
Një nga gjërat më të bukura të Seulit është se duke qenë kryeqyteti i Koresë, numri i vendeve historike apo kulturore që ai ofron për çdo vizitor është shumë i madh. Pallati Gyeongbokgung është një ndër të parët që kryeson listën e vendeve më të bukura për t’u vizituar. Ky pallat, i ndërtuar që më 1395, ka qenë pallati mbretëror gjatë dinastisë së Joseonëve. Një tjetër vend, të cilin nuk duhet ta humbisni, është edhe Muzeu Përkujtimor i Luftës së Koresë, kushtuar të gjithë atyre personave që humbën jetën gjatë Luftës Koreane. Këtu do të gjeni mbi 100, 000 vepra arti, të cilat janë të ekspozuara si në ambientet e jashtme, edhe në ato të brendshme.
Jeta e natës
Jeta e natës në Seul është shumë e gjallë. Në Korenë e Jugut ka një vend të veçantë që njihet me emrin si “Stacioni i jetës së natës” i cili është pothuasje si një lagje më vete, me restorante të ndryshme, lokale, pube, të cilat janë gjithmonë të tejmbushura me të rinj. Jeta e natës zhvillohet çdo ditë të javës dhe zgjat deri në orët e para të mëngjesit.
Vlerësojeni kulturën dhe traditën
Seuli po bën një punë sa të vështirë aq edhe të mrekullueshme për të mbajtur gjallë kulturën, por mbi të gjitha traditën e vendit. Le të marrim si shembull Muzeun Kombëtar të Koresë. Ai ka rreth 12, 000 vepra arti në brendësi të tij, të cilat janë të ndara në 6 sesione të ndryshme, në atë të antikitetit, mesjetare, moderne, sesionin e kaligrafisë, të pikturës dhe të skulpturës. Ju mund të vizitoni edhe një prej lagjeve që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë tipike tradicionale, Bukchon Hankok, e cila është me shtëpi të vogla karakteristike dhe ku do të gjeni dyqane artizanale nga të cilat mund të merrni si kujtim vepra tipike koreane.
Shkoni vite përpara nëpërmjet teknologjisë
Koreja e Jugut dallohet si një prej vendeve më të zhvilluara në fushën e teknologjisë dhe veçanërisht Seuli, i cili prej vite e ka treguar pasionin e tij për inovacionin, teknologjinë dhe sidomos për arkitekturën e veçantë. Qiellgërvishtësja Lotte, e hapur për publikun gjatë këtij viti, është një prej ndërtesave më të larta në botë. Ajo çka është më e veçantë është se kjo kullë ka një ashensor i cili lëviz 10 metra në sekondë, duke u cilësuar si ashensori më i shpejtë në botë.
Admironi tempujt budistë
Edhe pse numri i budistëvë sa vjen edhe zvogëlohet, me më pak se 20 për qind të popullsisë, tempujt budistë vazhdojnë të lartësohen krenarë në këtë vend. Vendasit janë shumë të lidhur shpirtërisht me fenë budiste dhe i vizitojnë tempujt rregullisht, sidomos moshat e mëdha. Gjatë vizitave në tempuj, vizitorët e huaj do të kenë mundësinë të takojnë murgjit dhe koreanët vendas të cilët punojnë rregullisht në këta tempuj, që qëndrojnë të hapur për publikun.
Buxhet i ulët
Pavarësisht kostos të lartë të jetesës në kryeqytetin e Koresë, vizitorët do ta kuptojnë që është shumë herë më i lirë si vend nëse e krahason me Amerikën e Veriut, Europën apo Australinë. Transporti publik është më i liri nga të gjitha. Këtu mund të gjeni restorante, të cilat janë shumë herë më të përballueshme se në çdo shtet tjetër lindor fqinj të Koresë apo të Japonisë. Edhe akomodimi është i lirë. Ju mund të gjeni akomodim nëpërmjet Airbnb-së me kosto më pak se 10 dollarë amerikanë në natë. Kjo e që bën Korenë e Jugut një destinacion të preferuar për të kaluar pushime të mrekullueshme në Azinë Lindore.
Vizitoni lagjet e ndryshme karakteristike
Ju do të çuditeni nga lagjet e Seulit, ku secila prej tyre është e veçantë në llojin e saj dhe nuk ka aspak ngjashmëri me tjetrën. Shumë turistë do ta gjejnë veten në parajsën e blerjeve në Seul. Jo vetëm dyqane ku produktet janë shumë të lira, por edhe lokale dhe kafene me çmime të përballueshme.
Natyrë mbresëlënëse
Disa mbase mund të çuditen, por Seuli është një prej vendeve me natyrën më të bukur në botë, dhe që rrethohet nga një kurorë malesh gjigante. Një gjë e tillë shoqërohet padyshim me shëtitje të mrekullueshme në natyrë dhe nëpër shtigje malesh ku pamja që do të shpaloset përpara jush nuk ka të paguar. Bukhansan është mali më i lartë në vend, 836.5 metra i lartë. Inwangsan dhe Namsan janë dy alternative të tjera mjaft të preferuara.
Kuzhinë tradicionale
Një prej pikave të forta të Seulit është edhe kuzhina e tij me specialitete të ndryshme tradicionale.
Shopping deri sa të lodheni
Çdo vit, turistë nga vende të ndryshme aziatike fqinje, e vizitojnë Korenë me një qëllim të vetëm: Shopping-un. Këtu mund të gjeni trendet më të fundit të veshjeve, produkteve më cilësore të kujdesit të lëkurës dhe mbi të gjitha, qendrat gjigante të mallrave ku mund të gjeni gjithçka kërkoni.
Festivale të shumtë
Në çfarëdo lloj sezoni që ta vizitoni, ju do të jeni patjetër pjesë e një festivali që do të jetë duke u zhvilluar.
Mund te kemi pak me shum detaje