Ky projekt, që ka kushtuar rreth 218 milionë USD, është 25% më i madh se shatërvanët “Bellagio” në Las Vegas, të cilët, para ndërtimit të këtij projekti, mbanin rekordin e shatërvanëve më të mëdha në botë. Shatërvanët kanë 6,600 drita dhe 50 projektorë me ngjyra, duke krijuar një spektër vizual prej mbi 1,000 figurash ujore. Gjatë një ore, nëpër këto shatërvanë qarkullojnë 22,000 gallonë ujë.
Shatërvani i Dubait performon çdo ditë me një repertor muzikor, që përfshin Sama Dubai; Baba Yetu, një këngë fituese çmimesh në Suahili; këngën më të preferuar arabe Shik Shak Shok, si dhe kryeveprën e tenorit italian Andrea Bocelli, “Con te partiro” (“Time to Say Goodbye”).