Dogana e Kosovës ka përfituar një donacion nga Qeveria e SHBA-ve përmes programit të EXBIS-it.
Në një ceremoni dogana, ka pranuar donacion e radhës që ndërlidhet me rritjen e sigurisë, respektivisht për pajisje të specializuara për monitorimin dhe incizimin e rasteve nga makinat patrulluese të njësive tona anti-kontrabandë. Ky donacion kap vlerën e afër 100.000 dollarë amerikan, shkruan RTK-ja.
Kreu i Doganave Rafuna falënderoi dhe theksoi se “falë donacioneve të cilat janë dhënë nga qeveria e SHBA-ve deri tani janë zbuluar dhe parandaluar një mori rastesh”.
Këto pajisje pritet të rrisin fleksibilitetin dhe efikasitetin e punës në terren dhe si rezultat do të kenë rritjen e sigurisë në përgjithësi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.