Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Komisionin Europian që u ka vendosur gjoba të padrejta firmave amerikane me konkurrencë dhe janë hapur procese gjyqësore që kërcënojnë të minojnë procesin e luftës botërore kundër shmangies së taksave.
Në një letër zyrtare të publikuar më 24 gusht, Thesari Amerikan kritikon me forcë hetimin qeveritar të BE-së ndaj Apple, Fiat Chrysler dhe Amazon mbi subvencionet shtetërore dhe shmangien e taksave.
Thesari ka deklaruar: “Vazhdon të konsiderojë përgjigjet e mundshme nëse Komisioni vazhdon në rrjedhën aktuale”.
Tetorin e kaluar, komisioneria për konkurrencën në BE, Margarethe Vestager, i ngarkoi një gjobë 20-30 milionë euro Fiat-it dhe zinxhirit amerikan të kafesë Sturbucks. Në dhjetor, ajo hapi dhe një çështje ndaj McDonald’s.
Komisioni gjithashtu po heton Google-in, por për sa u përket çështjeve kundër monopoleve lidhur me dyshimet që firma po abuzon me pozicionin dominues në treg. Më herët këtë vit, komisioni tha se po studionte mënyrën se si kompanitë shumëkombëshe amerikane të nxirrnin në dritë fitimet dhe taksat që paguajnë.
Për sa i përket rastit të subvencioneve qeveritare, komisioni po cakton një rrugë që do të kurorëzoj përpjekjet shumëvjeçare për të zhvilluar ligjet e çmimeve të transferimit dhe zhvendosjen e fitimit.
Rruga e komisionit rrezikon që BE-ja të perceptohet sikur ka përdorur strukturën e saj unike për të minuar progresin ndërkombëtar në këtë proces të rëndësishëm.
Në këtë politikë të konkurrencës të pazakontë të BE-së, Thesari Amerikan argumenton se qasja e komisionit është e re dhe shmanget nga çështjet primare ligjore të BE-së dhe vendimet e atij vetë.
Thesari Amerikan thotë se komisioni po kërkon të rimarrë shumat e taksave që lidhen vitet e mëparshme, para këtij publikimi, në fakt po kërkon kthim prapaveprues.
Transferimi i të ardhurave
Gjithashtu thuhet se kjo qasje e re është e papajtueshme me normat ndërkombëtare, sepse BE-ja nuk i ndjek ligjet e transferimit të çmimeve nga OECD, grupimi i vendeve më të pasura i vendosur në Paris.
Hetimi i subvencioneve shtetërore nga komisioni, nëse do të vazhdojë në trajektoren aktuale, do të ketë implikime të vazhdueshme për shtetet e bashkuara, sipas raportit.
Nënvizon veçanërisht që pagesat e urdhëruara nga komisioni do të konsiderohen si taksa mbi të ardhurat e huaja kundrejt taksave amerikane që detyrohen nga kompanitë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, kjo do të sillte një transferim të të ardhurave te BE-ja nga qeveria amerikane dhe taksapaguesit e saj.
Nga vlerësimi i rasteve që përfshijnë firmat amerikane, Thesari Amerikan gjithashtu ofron pamjen e saj të mekanizmit institucional të BE-së.
Thotë se komisioni ka zgjeruar rolin e Departamentit të Përgjithshëm të Konkurrencës, përtej forcimit të konkurrencës dhe subvencioneve shtetërore.
Asnjë anshmëri ndaj kompanive amerikane
Zëdhënësja për shtyp i Komisionit dha reagimin për sa i përket raportit, se nuk ka asnjë lloj anshmëria ndaj kompanive amerikane dhe ligji europian aplikohet tek të gjitha kompanitë që veprojnë në Europë pa diskriminuar.
Të gjitha kompanitë, pavarësisht shtetësisë, që gjenerojnë dhe regjistrojnë fitimet e tyre në vendet e BE-së duhet të paguajnë taksat në të njëjtën vijë me ligjet vendore të taksave,- ka thënë ajo.
Ajo shtoi se subvencionet qeveritare dhe parimet relevante ligjore kanë qenë në vend për shumë kohë dhe që një vend anëtar duhet të rikuperojë përfitimet që janë te deklaruara në përputhje me rregullat