Pritshmëria për një ritëm rritje më të madh është zbehur këtë vit.
Ekonomia amerikane u zgjerua më ritmin më të ngadaltë në tre vite në tre muajt e parë të 2017-ës, duke nxjerr në pah detyrat e vështira që po përballet administrata Trump ndërkohë që i kërkohet të arrijë objektiva ambicioze të rritjes.
Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.7% me normë vjetore në periudhën Janar-Mars, sipas Byrosë së Analizave Ekonomike, rritja më e ulët për tre mujor që nga fillimi i 2014-ës, kjo e krahasuar edhe me parashikimin e Wall Street për rritje prej 1%.
Rritja u tkurr për shkak të rënies në shpenzimet e konsumatorë për të mira, përfshirë makina dhe investimet në inventarë. Tkurrja është kompensuar pjesërisht prej eksporteve të firmave dhe përmirësimit të biznesit.
Analistët shprehen se është ende herët për të nxjerrë përfundime në lidhje më presidencën e Trump dhe ndikimin e tij në ekonomi.
Disa prej treguesve të sondazheve reflektojnë optimizëm tek drejtuesit dhe investitorët në lidhje me perspektivën e Trump për të reduktuar taksat, lehtësuar procedurat dhe me projektet në infrastrukturë.
Në kontrast, një sërë treguesish kanë të dhëna të dobëta në muajt e fundit, përfshirë edhe shitjet me pakicë, si dhe të dhënat nga PBB-ja treguan ngadalësim në rritjen e shpenzimeve të familjeve që nga 2009.
Megjithatë, pavarësisht shifrave zhgënjyese tregu i punës në ShBA ka mbetur i gjallë, ndërsa vendi vazhdon të shkojë drejt punëzënies së plotë. Norma e papunësisë në muajin mars ishte 4.5%.
/FinancialTimes/