Menaxhimi i punonjësve mund të jetë një sfidë për të gjithë. Nëse jeni i ri dhe është hera e parë në një rol drejtues, kjo mund të jetë edhe më shumë sfiduese.
Ju ka të ngjarë të jeni drejtuesi i një ekipi në të cilin punojnë njerëz me aftësi të ndryshme, personalitete të ndryshme, mosha të ndryshme. Ndoshta ju mund të jeni drejtues edhe i personave më të vjetër se ju në moshë.
Sipas Juliet Hailstone, drejtuese marketingu në HR Company MHR, të jesh përgjegjës i personave më të mëdhenj në moshë se ju mund t’ju frikësojë, pasi ju besoni se ata kanë më shumë përvojë dhe njohuri se ju.
Hailstone jep pesë këshilla nëse ju jeni në këtë pozicion…
1. Juve ju është kërkuar ta bëni këtë punë për një arsye
Sipas Hailsonte, empatia është e suksesshme. Mendoni se pse ju jeni në atë pozicion dhe ata jo. Ndoshta sepse ata nuk ia dolën dot ose sepse ata donin të kalonin më shumë kohë në shtëpi. Cilado që të jetë arsyeja, ju keni disa pika të forta, por kjo nuk do të thotë që edhe ata nuk kanë aftësi të shkëlqyera.
“Është e rëndësishme të kujtoni që ju është kërkuar të drejtoni skuadrën tuaj për ndonjë arsye – keni mundësinë dhe do ta vërtetoni këtë në kohë” – thotë Hailstone.
“Jini të duruar dhe të sigurt në vetvete për atë që kërkoni të arrini dhe se si do të donit që ekipi juaj t’ju mbështeste në këto objektiva. Në përvojën time, menaxherët që bërtasin për të qenë një shef i mirë, nuk janë të tillë”
2. Përpiquni të shmangni tensionet
Një ndër gjërat më të rëndësishme në rolin tuaj si drejtues është t’i bëni të qartë ekipit tuaj se çfarë duhet të arrijnë. Hailstone këshillon të adoptoni një stil leadership-i demokratik për të shmangur konfliktet mes punonjësve.
“Duke u fokusuar tek objektivat dhe jo tek roli si drejtues është e mundur të largoni pjesën më të madhe të paqartësisë dhe emocioneve që ju çojnë drejt negativitetit që shpesh drejtohet nga lart”, – thotë Hailstone. Ka një arsye të qartë në kërkesat dhe vendimet që merrni. Nëse të gjithë ecin në të njëjtin drejtim, ju me shumë mundësi punoni në një mjedis miqësor.
3. Mos e nënvlerësoni fuqinë e punonjësve tuaj në moshë më të madhe
Është e rëndësishme që të keni parasysh që përvoja e punonjësve më të vjetër se ju në moshë është e vlefshme edhe për ju. Gjithkush mund të sjellë përvojë dhe njohuri të ndryshme në tryezë, ndaj këshillohet ta përdorni atë.
“Duke njohur pikat e forta të çdo punonjësi të ekpit tuaj, mund t’i bëni ata të njohin rëndësinë e tyre”.
4. Kuptoni se çfarë i motivon punonjësit tuaj
Ju duhet të njihni personalitetin e punonjësve tuaj dhe të përpiqeni t’i bëni ata të ndihen të lumtur gjatë kohës që punojnë. Sigurisht, çdokush motivohet nga gjëra të ndryshme, kështu që ju duhet t’i pyesni ata se si duan që të drejtohen dhe t’i respektoni mendimet e tyre.
Disa menaxherë i nënvlerësojnë përpjekjet e punonjësve më të moshuar me qëllim që të vijojnë të mbeten të rëndësishëm. Pavarësisht moshës, duke e ditur se çfarë i motivon punonjësit tuaj më të moshuar, do t’ju ndihmojë t’i mbështesni ata në mënyrën e duhur, me plane të përshtatshme zhvillimi. Punonjësit e moshuar do ta vlerësonin fleksibilitetin, ndërsa më të rinjtë janë më të prirur drejt parave.
5. Synoni të merrni më të mirën nga ekipi juaj
“Asgjë nuk e tregon përvojën, njohuritë dhe besimin si suksesi dhe rezultatet” – thotë Hailstone. Me nisma të qarta dhe plane konkrete për t’i mbështetur ata, ju nuk do të ndiheni i frikësuar nga punonjësit tuaj (në moshë ose të rinj).
Një lider i mirë është i aftë të krijojë një mjedis të shëndetshëm në stafin e tij dhe të bëjë bashkë aftësitë e ndryshme të çdo punonjësi.
Dhe mos harroni, edhe ju vetë jeni i përfshirë në këtë gjë!
*Lindsay Dodgson
Business Insider