Sheldon Chalet, hoteli luksoz, i pari dhe i vetmi në Parkun Kombëtar të Denalit

02/03/2018 1:08 PM 0 komente

Në 1,828 metra mbi nivelin e detit dhe vetëm 3 metra larg majës së malit më të lartë në Amerikën e Veriut, ndodhet hoteli luksoz “Sheldon Chalet” në Parkun Kombëtar të Denalit, lokali i parë i këtij lloji dhe i vetmi në këtë zonë.

Don Sheldon ishte ai që mori lejen për të ndërtuar këtë hotel pikërisht në këtë zonë. Punimet kanë filluar që në vitin 1970, por gjithçka u la në mes në momentin e vdekjes së z. Shelton. Dekada më vonë, djali i tij, Robert Shelton, e nisi sërish këtë projekt për ta përfunduar ashtu siç do të kishte dashur babai i tij.

Ky hotel i vogël i ofron të gjitha komoditetet për vizitorët. E vetmja vështirësi në këtë drejtim është rruga e cila është e paarritshme nga makinat dhe vetëm ata që kanë mundësi të vijnë me helikopter mund të arrijnë ta shijojnë një mrekulli të tillë, e cila ngjan sikur është bërë njësh me natyrën.

Dritaret “Marvin” u projektuan për t’u krijuar vizitorëve mundësinë për të parë deri në një kënd prej 360 gradësh.

Ato gjithashtu janë në gjendje të përballojnë erëra me fuqi deri në 200 kilometra në orë.

Sportet dimëore që vizitorët mund të bëjnë nëse vendosin të vijnë këtu janë të shumta. Çmimet fillojnë nga 2,300 dollarë për person, një natë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of