Johannes Badrutt, kush ishte ai? Përgjigjja duhet kërkuar në Zvicër, në mesin e dëborën së Sankt Moritz, ku hotelieri i cili më shumë se një shekull më parë shpiku turizmin në këtë fshat të vogël strukur në këmbët e malit Corvatsch është sot një karakter popullor gati po aq sa Ëilliam Tell. Për më shumë se një shekull, në sajë të Badrutt, St Moritz është mbretëria e elegancës në lartësi: mes rrugës Serlas dhe rrugës Maistra përqëndrohen vitrina elegante, restorantë të rafinuar, vende gustatore si Salla e Madhe e Badrutt Palace, tempulli i mëngjesit të vonë në dëborë, tarraca e Hauser, pasticeria e zgjedhjes për tortën e arrës së Engadine, dhe Hatecke, thertorja tradicionale që përgatit si dikur puolpa dhe salsiz, specalitete të lokalit me bazë mishi të thatë. Dhe që nga atëherë, në fillim të shekullit të njëzetë, që kombi i Zvicrës, për britanikët, u bë asgjë më shumë se sa ‘vendi i ngrohtë i vogël rreth St. Moritz”.
Ky stil i gjithi anglez që përshkon gjithë qytetin alpin është ruajtur edhe në luks, që këtu vijon me traditën e shfaqjes së makinave klasike jashtë serie dhe 4×4, trenave skenik si Glacier Express ende plotësisht funksional, pista antike bob gërmuar në akull ende në aktivitet të plotë.
Edhe sot, sportistët më të ‘cmendur’ konkurrojnë në skajet e Cresta Run, udha që përshkuhet me bark mbi slidtat e përshtatshme, dhjetë kthesa ku shpejtësia maksimale mund të arrijnë 140 km në orë.
Në netët e dimrit glüna plaina, që në romanshe do të thotë ‘hënë e plotë’, skiatorë darkojnë së bashku në restorantin që gjendet në lartësi të pistës Diavolezza, ose në strehimoret ku pjata e detyrueshme është një fondue ose raclette; më pas zbresin në luginë, në heshtjen mbrëmësore, përgjatë shtigjeve të ndricuara nga qartësia hënore.
Çdo të premte, netët e borës së Corvatsch janë në fakt shansi që të dashuruarit e skive të natës të nisen drejt garave mbi pistën e skive më të gjatë të Zvicrës.