Për këtë Shën Valentin, fjalëkalimi është një dhuratë origjinale. Por sipas një sondazhi të Privalia, një outlet mode online, që ka pyetur një kampion përfaqësues të klientëve të saj, femra dhe meshkuj, të moshës 25 – 45 vjeç, lulet nuk janë më dhe aq të pëlqyera.
Shën Valentin: Po apo Jo? Përgjigjja është absolutisht po!
Sipas kërkimit të Privalia, 73 për qind e klientëve do të festojë Shën Valentinin dhe do t’i bëjë një dhuratë partnerit. Shpenzimi maksimal nuk do t’i kalojë 50 euro për 68 për qind të të intervistuarve; 24 për qind do të shpenzojnë dyfishin, ndërsa vetëm 8 për qind thanë se do të shpenzojmë më shumë se 100 euro. Blerja? Nuk ka dyshime. Do të jetë online për 77 për qind të klientëve, pasi komoditeti i një kliku bën për vete edhe Shën Valentinin.
Guxoni: Pajisje teknologjike për të dashurën, trajtime bukurie për mashkullin
60 për qind e të intervistuarve pret dhuratë për Shën Valentin. Në vend të parë të “top 3” të dhuratave tradicionale, është një mbrëmje romantike (40 për qind) ndjekur nga lule (28 për qind) dhe bizhuteri në vend të tretë (20 për qind).
Gjërat janë duke ndryshuar. Por cilat janë tendencat për dhuratat më të pazakonta?
Për femrat pajisje teknologjike, zgjedhur nga 31 për qind e të intervistuarve – pasi teknologjia nuk është më diçka që u përket më vetëm meshkujve. Në vend të dytë një aventurë me adrenalinë (24 për qind) për emocione më të forta për t’i përjetuar së bashku. Në vend të tretë është një kurs alla somelier (23 për qind) me kusht që të jetë femra që mund të zgjedhë verën në restorant.
Po për meshkujt? Në vend të parë – 43 për qind – është një ditë relaksi në një qendër Spa dhe një paketë e pasur me trajtime bukurie për kujdesin ndaj trupit. Në vend të dytë është një kurs për të gatuar – 39 për qind – për të kaluar kohë bashkë në kuzhinë. Në vend të tretë, me mjaft diferencë – janë bizhuteritë – 7 për qind.
Nëse dhurata e pazakontë nuk ju pëlqen, jini të sinqertë!
Rregulli i parë i rëndësishëm në një marrëdhënie? Sinqeriteti. Pikërisht për këtë, nëse dhurata e pazakontë nuk do të pëlqehet, është e rëndësishme t’jua bëni të ditur partnerit. Këtë e pohon 65 për qind e të intervistuarve, 33 për qind do të hiqeshin sikur s’ka ndodhur asgjë e do të thoshin shprehjen tipike “ishte pikërisht ajo që doja” dhe në këtë mënyrë do të bënin të ndihej më mirë gjysmën tjetër.
*Privalia (Privalia Venta Directa, SA) është një outlet mode online me seli në Barcelonë (Spanjë) e cila operon në Spanjë, Itali, Brazil dhe Meksikë. Rreth 75 për qind e blerjeve të Privalias janë porosi jashtë Spanjës, me Brazilin në vendin e parë.