Ish-sekretarja e Shtetit dhe kolegët e saj kanë qenë “shumë të pakujdesshëm në trajtimin e informacioneve konfidenciale dhe shumë të klasifikuara”. Hillary Clinton, e cila në gusht tha se “nuk ka dërguar materiale të klasifikuara”, në fakt përdorte sistemin IT të shtëpisë së saj në tetë zinxhirë email-i, të cilat përmbanin materiale që dikush në pozitën e saj duhet ta dinte se ishin top-sekret. Nuk kishte dëshmi të drejtpërdrejta se vetë llogaria e saj email është komprometuar, por ajo ka dërguar dhe marrë email-e në “territorin e kundërshtarëve të sofistikuar” dhe llogaritë e disa njerëzve me të cilët ajo ka shkëmbyer email-e në të vërtetë ishin sulmuar nga hacker-at, duke hapur një rrugë të mundshme për spiunët e huaj që të futen në inbox-in e zonjës Klinton. Duke dhënë vendimin e tij në një hetim njëvjeçar, drejtori i FBI-së, James Comey, dukej si dikush që po e shtronte çështjen për hetim.
Doli se zonja Clinton nuk do të dënohet, sepse z. Comey në përfundim tha se gabimet e saj nuk ishin me dashje, as rezultat i keqdashjes ndaj Shteteve të Bashkuara, dhe sepse Kryeprokurorja e Përgjithshme, Loretta Lynch, tha se do të ndjekë shembullin e FBI-së. Në terma ligjorë, çështja është e mbyllur.
Në një anë, ky është një lehtësim. Aktakuza mund të ketë zhvendosur shanset për të fituar garën presidenciale të vendosur tashmë në favor të Donald Trump.
Në kushtet e karakterit të zonjës Clinton, megjithatë, çështja është shumë e hapur dhe kjo është shqetësuese. Nëse ajo do të aspironte për anëtare e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, karriera e saj tani do të kishte mbaruar. Po të ishte një ambasadore në pritje të konfirmimit, Senati do ta refuzonte. Amerika klasifikon shumë informacion, pa dyshim, por shumica e tij është klasifikuar për një arsye: në disa raste, për të mbrojtur identitetin e njerëzve, të cilët spiunojnë për Amerikën. Çfarëdo shkaku që e bëri zonjën Clinton të shkelë rregullat, nëse ishte leverdi, problem IT apo dëshirë për të mbajtur aktiv arkivin e saj të email-it larg nga fletëthirrjet e kongresit, veprimet e saj meritojnë dënim.
Kjo përbën një rrezik për fushatën. Zonja Clinton po kandidon për postin e presidentit, duke qenë kompetente, e përgjegjshme dhe e zgjuar, e kundërta polare e z. Trump. Veprimi i saj i shkujdesur dhe të pakujdesshme ishte gjë e pamatur. Nuk ishte e denjë, nga ana e saj, të mos qe e gatshme të pranojë gabimin dhe pastaj kur zoti Comey e zbuloi, të gabonte në dhënien e detajeve.
Menjëherë pas fushatës primare, hera e fundit ku një anketues bëri pyetjen, amerikanët kishin më shumë gjasa për ta quajtur z. Trump të ndershëm e të besueshëm, më tepër se zonjën Clinton. Numrat në synimet e votimit kanë qenë të qëndrueshme që nga fillimi. Zonja Clinton ka gëzuar një avantazh prej rreth 5% të votës popullore. Disa besojnë se avantazhi i zonjës Clinton në besim është shumë i varfër, sa që nuk mund të ulet më tepër. Për shkak të sjelljes së saj të pakujdesshme, propozimi tani do të testohet.
Malware (software i dëmshëm)
Skandali duhet të ndikojë në faktin se si zonja Clinton do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë, nëse ajo me të vërtetë e sheh veten brenda zyrës ovale në janar të vitit të ardhshëm. Tundimet aty do të jenë të ndryshme: shumë njerëz do të jetë në kërkim të smartphone të saj dhe serverëve të email-eve. Por, kur është fjala për kontrollin e zonave gri, të tilla si mbledhja e fondeve, qasja informale dhënë miqve të vjetër apo dera rrotulluese nga ndikimi në punësim e kthim, ku kalon stafi i Shtëpisë së Bardhë, zonja Clinton ka nevojë për dikë pranë që nuk është i tipit të saj. Kushdo që të jetë, duhet të lërë përshtypje të mirë tek ajo dhe shoqëruesit e saj se, në politikë, paraqitja e pahijshme mund të shkaktojë dëm, po aq sa parregullsi. Për fat të keq, ka shumë dëshmi se kjo është diçka që zonja Clinton tenton ta anashkalojë.