Komisioni i ekonomisë diskuton sot ligjin për shërbimin postar. I pranishëm në seancë, ka qenë edhe kreu i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi.
“Hartimi i ligjit, pjesë e strategjisë kombëtare. Ligji i ri përfshin sigurimin postar universal”- tha Lazimi.
Deputeti demokrat Ridvan Bode u shpreh se ky projektligj lë shteg për pjesëmarrje në treg te personave jo kompetitiv.
Pr.ligji i ri i shërbimit postar përcakton alternativën për ofrues të ndryshëm të shërbimit universal për mbulimin e zonave të ndryshme në Shqipëri, i heq eskluzivitetin e ofrimit të këtij shërbimi vetëm Postës së Shqipërisë dhe kështu, nxit konkurrencën. AKEP është institucioni i cili mund të bëjë përzgjedhjen.
Ky pr.ligj përcakton se, ofruesi i shërbimit universal postar ka të drejtën e subvencioneve nga shteti dhe saktëson se çdo përdorues ka të drejtën e marrjes së këtij shërbimi në mënyrë të vazhdueshme dhe me çmim të përballueshëm.
Projektligji për shërbimin postar u miratua nen për nen edhe në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.